Postet e qeverise se re: Rama kryeminister,Meta kryetar i kuvendit

June 28, 2013 1:06 pm0 commentsViews: 26

Ne mesditen e sotme Kreu i PS Edi Rama dhe ai i LSI Ilir Meta zhvilluan nje takim ne ambientet e hotel “Sheraton” per te diskutuar per ndarjen e detyrave ne kabinetin e ri qeveritar.Takimi zgjati 30 minuta pa pranineĀ  e mediave.
Sipas burimeve nga PS ne takimin e zhvilluar u ra dakord qe Edi Rama do te mbaje postin e kryeministrit ne qeverine e re qe do te formohet ne shtator ndersa Ilir Meta do te mbaje postin e Kryetarit te Kuvendit te Republikes se Shqiperise.
Te dy lideret rane dakord gjithashtu se cdo minister i kabinetit te ri qeveritar duhet te dorezoje mandatin e deputetit ne momentin kur i ngarkohen pergjegjesite ekzekutive te ministrit.
Ne kete takim u vendos edhe ngritja e nje grupi pune per krijimin e nje plani te hollesishem ku ka ne thelb te punes se tij funksionimin dhe objektivat e qeverise se re per 300 ditet e para te punes se saj.Ky grup pune kryesohet nga Sekretari i Programit te PS,Ilir Beqja si dhe anetari i kryesise se LSI-se Edmond Haxhinasto.




Comments are closed